Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë
Foto Ilustruese

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës “Mine Peza” në kryeqytet. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se personi mendohet të jetë një endacak, ndërsa nuk konstatohen shenja dhune në trupin e personit të pajetë.

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit