Flash News

E-TJERA

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike.

Blutë kanë sekuestruar lëndët piroteknike në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

Njoftim i Policisë:

Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit