Flash News

E-TJERA

Gjendet një tjetër provë, Alma Arrazi nuk është hedhur nga Ura e Bunës

Gjendet një tjetër provë, Alma Arrazi nuk është hedhur

Policia ka hedhur poshtë pistën se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e vjetër e Bunës.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna zbuloi vendin se ku 39 vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9 vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re.

 

Të fundit