Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në Divjakë, detajet nga policia

Gjendet një trup i pajetë në Divjakë, detajet nga policia
Foto ilustruese

Një trupi i dekompozuar është gjetur këtë të shtunë në një zonë të Divjakës.

Policia  raporton se trupi i përket një të moshuari 60-vjeçar, i cili ishte zhdukur rreth një muaji më parë.

Trupi nuk ka pasur shenja dhune ndërkaq është zbuluar nga banorë të zonës të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Të fundit