Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se është aksidentuar

Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Viktima është gjetur nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve të cilët po kryejnë punime në këtë aks.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarëseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Të fundit