Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi, policia nis hetimet

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Drinit të

Një trup i pajetë ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore u gjet sot pranë ‘Urës së Drinit të Zi’ në Kukës.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë ‘Urës së Drinit të Zi’ është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Të fundit