Flash News

E-TJERA

Gjendet një viktimë pranë lumit Shkumbin, policia jep detajet e para: Është vrarë me armë zjarri

Gjendet një viktimë pranë lumit Shkumbin, policia jep detajet e

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin. Policia bën me dije se viktima është një person rreth 45-vjeç, por ende nuk është identifikuar.

Sipas policisë, viktima është vrarë me armë zjarri dhe trupi i pajetë është lënë në afërsi të lumit në lagjen Çezmë, Peqin.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Policia po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.

"Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit