E-TJERA

Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia

Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para

Gjendet i pajetë një person në një banesë të pa banuar në lagjen nr. 13 Durrës.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

“Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

 

Të fundit