Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Durrës

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Durrës.

Viktima i identifikuar si Xh. M., dyshohet të ketë humbur jetë për shkaqe natyrale, pasi nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Polica njofton po ashtu se sot në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Po hetohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit