Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete 68-vjeçari në Lushnje

Gjendet pa shenja jete 68-vjeçari në Lushnje

Një 68-vjeçar në Lushnje është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Policia njofton se viktima u gjet në një ullishte, ku dyshohet të jetë vetëvarur.

"Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, Rushit Sadiku rreth 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia.

Të fundit