Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete brenda automjetit 29-vjeçari në Astir

Gjendet pa shenja jete brenda automjetit 29-vjeçari në Astir
Foto Ilustruese

Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij në zonën e Astirit.

I riu është gjetur brenda mjetit nga familjarët e tij. Nga të dhënat paraprake, nuk janë vërejtur sheja dhune në trupin e viktimës.

“Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Të fundit