Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete i infektuari me covid në Librazhd, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete i infektuari me covid në Librazhd, dyshohet për

Një 60-vjeçar i infektuar me COVID-19 është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në fshatin Polis Qendër në Librazhd. Mësohet se viktima është shtetasi Xhevahir Shkurtin. Ai është gjetur i pajetë përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.

Dyshohet se Xhevahir Shkurti ka prerë damarët me thikë duke kryer vetëvrasje dhe gjithashtu dyshohet se kishte probleme me depresionin.

Ai ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij. Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 

Trupi i pajetë është dërguar në qytetin e Elbasanit për ekspertizë.

Të fundit