Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete i riu shqiptar në Gjermani

Gjendet pa shenja jete i riu shqiptar në Gjermani

Një i ri shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Hamburg të Gjermanisë. Viktima është 33-vjeçari Dritan Lalaj me origjinë nga Frakulli i Fierit.

Mediat vendase raportojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, një akt të cilin i riu shqiptar kishte tentuar dhe disa herë të tjera ta kryente, para 1 Nëntorit.

Sipas të afërmve , 33-vjeçari i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë. Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë Dritan Lalajn drejt këtij akti tragjik.

Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të mjerueshme ekonomike.

Trupi i pajetë i 33- vjeçarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh, ndërkohë që mësojmë se ai ishte djali i vetëm i familjes.

Nëna e tij ka ndërruar jetë 5 vite më parë, ndërsa tashmë babai i sëmurë dhe pa të ardhura, Gori Lalaj, mbetet vetëm.

Të fundit