Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në një përrua në fshatin German në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij.

Së fundmi ky shtetas kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit