Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete një person në rrugë në Astir

Gjendet pa shenja jete një person në rrugë në Astir

Një person rreth 70 vjeç është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Astirit, në Tiranë. Sipas burimeve policore, trupi i tij është konstatuar rreth orës 18:25 nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Viktima mbetet ende i paidentifikuar, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune. Policia ka ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Më shumë detaje priten nga hetimet në vijim.

Të fundit