Flash News

E-TJERA

Gjendet i vdekur në sediljen e një makine 50-vjeçari në Shkodër

Gjendet i vdekur në sediljen e një makine 50-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Shkodër.

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar.

Sipas policisë, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit