Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar pranë ish-Stacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë pranë zonës së Ish-Stacionit të Trenit. Viktima është identifikuar si shtetasi K.S, 48 vjeç, ndërsa trupi i tij u gjet rreth orës 07:00.

Sipas njoftimit të policisë, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Të fundit