Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete një shtetas gjerman në Fier, detajet nga policia

Gjendet pa shenja jete një shtetas gjerman në Fier, detajet nga

Gjendet pa shenja jete një shtetas gjerman në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, çka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit