Flash News

E-TJERA

Gjendet pas 7 ditësh Ersida Dyrmishi/ U mbajt peng në një hotel, u përdhunua dhe kërcënua nga një 32-vjeçar

Gjendet pas 7 ditësh Ersida Dyrmishi/ U mbajt peng në një hotel,

30-vjeçarja Ersida Dyrmishi është gjetur pas 7 ditësh nga policia. Nëna e dy fëmijëve nga qyteti i Durrësit ishte mbajtur peng nga një person me iniciale M.M., 32-vjeç nga Lushnja.

30-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik dhe familja nuk kishte mundur të lidhej me të.

32-vjeçari nga Lushnja e kishte mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj”, thuhet në njoftimin e policisë

Të fundit