Flash News

E-TJERA

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Tiranë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Tiranë

Është gjetur sot pasdite trupi i pajetë i një personi tek rruga  “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Trupi i pajetë është gjetur pranë kabinës elektrike te zona e ish-Parkut të Autobusëve.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë endacak dhe mund të ketë humbur jetën nga kontakti nga rryma elektrike, por ende nuk ka një informacion të detajuar lidhur me ngjarjen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit