Flash News

E-TJERA

Gjendet vetëm në rrugë një fëmijë 3-4 vjeç në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Gjendet vetëm në rrugë një fëmijë 3-4 vjeç

Një fëmijë i mitur, rreth moshës 3-4 vjeç, është gjetur sot pasdite i vetëm në rrugë nga qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht është marrë në kujdes nga autoritetet. Ai kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu në momentin që u gjet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00, ndërsa policia po punon për identifikimin e prindërve ose familjarëve të fëmijës.

Policia u bën thirrje familjarëve të paraqiten sa më parë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ose të kontaktojnë në numrin e emergjencës 112.

“Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe ftojmë çdo person që ka informacion mbi familjen e fëmijës, të ndihmojë për të mundësuar kthimin e tij në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit