Flash News

E-TJERA

“Gjendja shëndetësore e djalit është rënduar, vajza ka braktisur shkollën”, Enkeleida Hoxha kërkon lirinë

“Gjendja shëndetësore e djalit është rënduar,
Enkeleida Hoxha dhe vajza e saj

Një ditë pasi kërkoi të shtyhej seanca në Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të lirohet nga burgu me argumentin se gjendja psikologjike e fëmijëve të saj është rënduar.

Ndërkohë, gjyqtarja thekson se prindërit e saj janë të moshuar dhe nuk mund të kujdesen dot për të dy fëmijët.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”, thuhet në kërkesën e gjyqtares.

Kërkesa e saj pritet te shqyrtohet brenda pesë ditëve nga GJKKKO. Gjykata e Apelit vendosi ta lërë në burg gjyqtaren Hoxha, ndërsa liroi mjekun Evdin Prifti.

 

Të fundit