Flash News

E-TJERA

Gjenerali Piro Ahmetaj dorëhiqet nga detyra si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Gjenerali Piro Ahmetaj dorëhiqet nga detyra si këshilltar për
Gjenerali Piro Ahmetaj

Gjenerali Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në selinë blu. Ai  i ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.

Ahmetaj kërkon ndjesë për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt.

Ai ndalet edhe te zgjedhjet e 25 prillit, ku shpreh bindjen se vetëm “kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma,  shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të koruptuar dhe  të diskretituar deri në neveri”.

Sa i përket angazhimit të tij politik pas 26 prillit, Ahmetaj shprehet se do të vijojë të mbetet ushtar i vlerave të së djathtës moderne.

Në dhjetor të vitit të 2019-ës, kryedemokrati Lulzim Basha e  emëroi gjeneralin Piro Ahmetajn si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Ahmetaj ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

Gjenerali Piro Ahmetaj dorëhiqet nga detyra si këshilltar për

Të fundit