Flash News

E-TJERA

Gjenocidi ndaj çamëve, Idrizi mesazh për Greqinë nga Saranda

Gjenocidi ndaj çamëve, Idrizi mesazh për Greqinë nga

Qindra shqiptarë të Çamërisë kanë vendosur trëndafila të kuq në varrezën “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës.

Aty prehen eshtrat e 2900 shqiptarëve të Çamërisë, që humbën jetën gjatë gjenocidit të vitit 1944-1945. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dha një mesazh për të gjithë shqiptarët

“Mos e harroni Çamërinë, mos heshtni për Çamërinë. Një ndër arsyet e tjera themelore për të cilën ne jemi këtu dhe vijmë këtu është, që tragjedi të tilla njerëzore mos të përsëriten më në këtë vend të trazuar”, tha Idrizi.

Kryetari i PDIU-së gjithashtu iu drejtua me një mesazh edhe Greqisë.

“Është koha dhe i bëj edhe një apel Greqisë, që ne duhet t’i kthejmë sytë nga pozitiviteti si fqinj të mirë. Sa më shpejt që ne të largohemi nga fantazmat e së kaluarës, sa më shpejt që ne të çlirohemi nga ta, aq më shpejt ne do të jemi dy vende miq.

Por po ju garantoj që të gjithë ata mos të harrojnë që, të gjithë varret tona janë këtu, njerëzit tanë janë këtu, shqiptarët e Çamërisë janë këtu, pronat tona janë këtu dhe atje dhe e drejta njerëzore asnjëherë nuk ka për t’u harruar nga shqiptarët e Çamërisë. Fatmirësisht nga Zoti ne rritemi në projeksion gjeometrik dhe në kuadrin e të drejtave të njeriut do i kërkojmë deri në fund të drejtat tona”, shtoi ai.

Të fundit