Flash News

E-TJERA

Gjergj Luca ironizon Metën: Miku im i vjetër, a ta ndryshoj dhe unë emrin?

Gjergj Luca ironizon Metën: Miku im i vjetër, a ta ndryshoj dhe

Një ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur disa prej shqetësimeve që sipas tij, ka qyteti i Durrësit. Ndër të tjera, Meta u ndal dhe në një problematikë shumë të diskutuar së fundmi në vendin tonë: turizmin. Meta ngre pyetjen se pse një pjatë peshk në Durrës kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë. Sipas tij, kjo vjen për shkak se edhe në fushën e peshkimit, një grusht individësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama i ndryshojnë ligjet sipas interesit të tyre.

 Lidhur me këtë, ka reaguar biznesmeni Gjergj Luca, i cili ka ironizuar ish-presidentin Ilir Meta.

Luca ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruan:

"Aman ???? miku im i vjetër, Ilir Metaj, ma jep një këshillë, si ta mbaj emrin Gjergj Luca apo Gjergj Lluca?!", shkruan ai.

Më poshtë ndiqni videon e plotë:

Të fundit