Flash News

E-TJERA

Gjergji: E djathta thotë se fondet duhen lënë në xhepat e qytetarëve, e majta thotë jo, do të jetë rregullator

Gjergji: E djathta thotë se fondet duhen lënë në xhepat e

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Artan Gjergji drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare ALSE, u shpreh se politikat e djathta mbrojnë uljen e taksave, sepse mendojnë që niveli taksave të jetë në atë nivele që qytetarit t’i leverdisë më shumë t’i paguajë se sa të paguajë taksidarin.

Gjergji: Politikat e djathta mbrojnë uljen e taksave, sepse mendojnë që niveli taksave të jetë në atë nivele që qytetarit t’i leverdisë më shumë t’i paguajë se sa të paguajë taksidarin. Kjo zëvendëson atë çka humbet nga rritja e taksave, fitohet me zgjerimin e bazës.

Nuk është problemi këtu. Në thelb të çdo partie është rritja e mirëqenies së qytetarit. Kjo sepse siguron pushtetin në mënyrë afatgjatë. E djathta thotë se këto fonde duhen lënë në xhepat e qytetarëve. Kjo ndodh te individi, biznesi dhe sipërmarrja. E majta thotë jo, sepse përmes taksave do të jetë rregullatori duke i shpërndarë atje ku ka nevojë.

 

Të fundit