Flash News

Bota

Gjermania dhe SHBA ‘kërcënojnë’ Rusinë: Nord Stream 2 mund të anulohet

Gjermania dhe SHBA ‘kërcënojnë’ Rusinë: Nord

Në mesin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, Gjermania dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar se mund të synojnë një pjesë gazjellësit Nord Stream 2, në rast se Rusia përparon dhe pushton Ukrainën.

BBC raporton se një zëdhënë i DASH tha se gazsjellësi Nord Stream 2 "nuk do të ecë përpara" nëse Rusia do të sulmonte.

"Dua të jem shumë i qartë: nëse Rusia pushton Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara," tha zëdhënësi i DASH.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha në parlamentin gjerman se aleatët perëndimorë "po punojnë për një paketë të fortë sanksionesh" që mbulojnë aspekte "përfshirë Nord Stream 2", duke premtuar pasoja të rënda për Rusinë nëse do të sulmonte.

Projekti në fjalë synon dyfishimin e rrjedhjes së gazit dhe shkon nga Rusia direkt në Gjermani në Detin Baltik, duke shmangur Ukrainën e cila mbështetet në tubacionet ekzistuese.

Dhjetëra mijëra trupa rusë janë vendosur në kufi me Ukrainën javët e fundit, duke ngjallur frikën e një pushtimi të mundshëm. Të mërkurën, SHBA-të hodhën poshtë kërkesën e Rusisë për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Presidenti Joe Biden paralajmëroi sanksione personale ndaj presidentit rus Vladimir Putin në rast se ky i fundit pushton Ukrainën.

Të fundit