Flash News

E-TJERA

Gjermania e fut Shqipërinë ndër vendet me rrezik të lartë nga Covid-19, rregullat e reja për udhëtarët

Gjermania e fut Shqipërinë ndër vendet me rrezik të

Gjermania e ka futur Shqipërinë si një ndër vendet me rrezik të lartë sa i përket Covid-19. Qytetarët nga vendi ynë do të përballen me kufizime shtesë kur të hyjnë në Gjermani, pas vlerësimit që instituti Robert Koch i bëri situatës së pandemisë në Shqipëri.

Përveç kësaj të fundit, në listë si vende me rrezik të lartë është futur: Azerbajxhani, Guatemala, Japonia, Territoret Palestineze, Serbia, Sri Lanka.

Vendimi që hyri në fuqi ditën e djeshme parashikon që qytetarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar koronavirusin duhet të karantinohen për 10 ditë,  edhe nëse paraqesin një test negativ.

Vetëm pas ditës së pestë, karantina mund të ndërpritet pas një testi negativ. Karantina vlen edhe për fëmijët, por ndryshe nga të rriturit ata nuk kanë nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh, pasi izolimi përfundon automatikisht.

Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund ta shmangin karantinën, nëse paraqesin çertifikatën e vaksinimit apo shërimit nga Covid-19.

Lista e zonave me rrezik të lartë u zgjerua me këto vende, pasi shënuan rritje të shifrave me Covid-19 në javët e fundit.  

Gjermania aktualisht është ndër vendet e BE-së me nivelet më të larta të Covid-19, së bashku me Spanjën, Francën, Portugalinë, Greqinë, Irlandën, Lituaninë dhe Letoninë.

Të fundit