Flash News

E-TJERA

Gjermania heq Kosovën nga ‘lista e kuqe’ e Covid-19, Shqipëria paraqet ende rrezikshmëri

Gjermania heq Kosovën nga ‘lista e kuqe’ e Covid-19,

Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga Covid-19. Nga sot, Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia, janë hequr nga harta ‘e kuqe’ e virusit.

Duke nisur nga sot qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Gjermanisë, nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Ndërkohë nga vendet e Bashkimit Evropian, vijojnë të mbeten në listë Rumania dhe Sllovenia. Gjendja e infektimeve paraqitet e rënduar edhe \në Bullgari dhe Kroaci. Incidenca e infektimeve në 100.000 banorë brenda një javë në Kroaci është aktualisht 402, ndërsa në Bullgari 412 të infektuar në 100.000 banorë. 

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me Covid-19.

Udhëtarët e këtyre vendeve duhet të paraqesin testin PCR, në rast se nuk janë vaksinuar. E vlefshme për këta udhëtarë është edhe karantina 10-ditore.

 

 

Të fundit