Flash News

E-TJERA

Gjermania heq kufizimet, nga java e ardhshme rinisin eksportet e armëve drejt Izraelit

Gjermania heq kufizimet, nga java e ardhshme rinisin eksportet e armëve

Gjermania heq kufizimet dhe nga java e ardhshme rinis eksportet e armëve drejt Izraelit, pas “stabilizimit” të armëpushimit në Rripin e Gazës, njoftoi sot qeveria gjermane.

Ajo theksoi se nga tani e tutje çdo kërkesë do të shqyrtohet rast pas rasti.

“Qeveria gjermane po ndjek me vëmendje zhvillimet e mëtejshme. Kufizimet e mëparshme nuk prekën kurrë armët që i nevojiten Izraelit për mbrojtjen nga sulme të jashtme.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 24 nëntor. Qeveria gjermane do të kthehet në praktikën e shqyrtimit individual dhe do të reagojë ndaj çdo zhvillimi të ri”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.

Ai shtoi se Gjermaniado të vazhdojë njëkohësisht të punojë për një paqe të qëndrueshme në rajon, do të marrë pjesë në ndihmat për popullsinë e Gazës dhe në përpjekjet për rindërtim.

Të fundit