Flash News

E-TJERA

Gjermania heq kufizimet për Shqipërinë, nga 20 qershori nisin udhëtimet

Gjermania heq kufizimet për Shqipërinë, nga 20 qershori nisin
Foto ilustruese

Pasi BE e shpalli Shqipërinë si një vend të sigurt sa i përket pandemisë dhe dha "OK" që qytetarët e saj të lëviznin lirisht në bllok, të njëjtin veprim ka bërë edhe Gjermania.

Kjo e fundit  hoqi kufizimet për një sërë vendesh ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Duke nisur nga e diela e 20 qershorit shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe një sërë vendesh të tjera, do të lejohen të hyjnë në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun.

Në listën e shteteve, qytetarët e të cilave janë të lirë të shkojnë në Gjermani janë SHBA-ja, Australia, Izraeli, Japonia, Singapori, Tajlanda, etj.

Të fundit