Flash News

E-TJERA

Gjermania heq nga lista 20 vende me rrezik të lartë nga Covid-19, a është mes tyre Shqipëria

Gjermania heq nga lista 20 vende me rrezik të lartë nga Covid-19, a

Gjermania ka vendosur të ndryshojë listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19. Ajo ka hequr 20 shtete nga kjo listë, por vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria mbeten shtete me rrezik të lartë, sipas DË.

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar - do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë - ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë.

Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste

Të fundit