Flash News

E-TJERA

Gjermania i kërkon FIFA-s garanci sigurie për Botërorin 2026 pas trazirave në Meksikë

Gjermania i kërkon FIFA-s garanci sigurie për Botërorin 2026 pas

Gjermania ka kërkuar garanci zyrtare nga FIFA për sigurinë e tifozëve gjatë Botërorit 2026, pas valës së fundit të dhunës që ka përfshirë Meksika.

Shqetësimi është ngritur nga koordinatori i turizmit në qeverinë gjermane, Christoph Ploß, i cili në një prononcim për të përditshmen Handelsblatt theksoi se FIFA, në bashkëpunim me qeveritë e Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, duhet të sigurojë që tifozët nuk do të jenë në rrezik dhe që vendet organizatore të respektojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Meksika është përfshirë nga trazira të forta ditët e fundit pas vrasjes së bosit të drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, gjatë një operacioni ushtarak. Autoritetet meksikane kanë angazhuar rreth 10 mijë ushtarë në përpjekje për të rikthyer rendin.

Të fundit