Flash News

E-TJERA

Gjermania voton njohjen e patentave shqiptare

Gjermania voton njohjen e patentave shqiptare

Bundesrati, parlamenti gjerman, ka votuar sot njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit në Gjermani.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video nga parlamenti gjerman. Në votimin e zhvilluar sot mësohet se janë njohur edhe patentat e Kosovës.

"LAJM I MIRË

Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit

Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjerman

Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada", shkruan Rama në Facebook.

Të fundit