Flash News

E-TJERA

Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati

Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati

Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.

Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kaloi në avantazh.

Arbër Hoxha krosoi në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, Letonia barazoi shifrat pas një aksioni nga goditja e këndit, ku Cernomordijs korrigjon gabimin që bëri pak minuta më parë dhe dërgon topin me kokë në portën e mbrojtur nga Strakosha.

Të fundit