Flash News

Rajoni

E rëndë në Greqi! Prindërit shqiptarë harrojnë foshnjën në makinë, vogëlushja ndërron jetë

E rëndë në Greqi! Prindërit shqiptarë harrojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin grek të Parosit. Një foshnjë 5 muajshe u transportua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të ishullit.

Sipas mediave vendase, dyshohet se foshnja u la në makinë nga prindërit shqiptarë teksa këta të fundit ndodheshin në plazh.

Megjithatë deklaratat e tyre janë kontradiktore. Nëna ka deklaruar se foshnja ishte lënë në makinë për të fjetur, ndërsa prindërit ishin në plazh me fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër, babai pretendon se e kishin marrë me vete vajzën në det.

Një banor lokal i ka thënë televizionit grek ‘Star’ se familja kishte shkuar për pushim në plazhin Parasporos me katër fëmijët e tyre dhe se foshnja kishte rënë në gjumë gjatë rrugës, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë lënë në makinë në temperatura të larta.

Trupi i foshnjës pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Çifti pritet të dalë para Prokurorisë së Syrosit në ditët në vijim, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik grek.

Të fundit