Flash News

Rajoni

New York Times: Afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit ka tronditur edhe Amerikën

New York Times: Afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit

Afera “Shtabi i Përgjithshëm” ka tronditur edhe opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.

Gazeta prestigjioze amerikan “New York Times“ ka hedhur dritë mbi rolin e ministrit serb të Financave, Sinisha Malit në falsifikimin e dokumentacionit për transferimin e pronës së kompleksit ushtarak në Beograd, i cili ishte bombarduar në vitin 1999 nga forcat e NATO-s.

Ky projekt parashikonte shembjen e kompleksit të ushtarak dhe ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në atë vend.

Në këtë marrëveshje ishin të përfshirë autoritetet serbe dhe kompania “Affinity Partners”, e cila është në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “New York Times”, ekzistonte një marrëveshje paraprake që parashikonte kalimin e pronësisë së këtij kompleksi në duar private pas ndërtimit të projektit.

Ngjarja ka marrë një kthesë të rëndësishme pas arrestimit të drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, i cili akuzohet për falsifikimin e dokumenteve që lejuan kalimin e statusit të mbrojtur të këtij objekti.

Pas këtij zhvillimi, avokati i “Affinity Partners”, Ian Brekke, udhëtoi menjëherë për në Beograd për të hetuar situatën.

Në takimet me zyrtarët serbë, ata u përpoqën të shpjegonin ngjarjen si një gabim administrativ, por Kushner urdhëroi një hetim të plotë, i cili është ende në vazhdim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka refuzuar të komentojë këtë çështje, ndërsa Mali, ka shmangur çdo deklaratë, duke u mbështetur në sekretin e hetimit.

Të fundit