Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë legjenda e romaneve me spiunazh, Frederick Forsyth

Ndërron jetë legjenda e romaneve me spiunazh, Frederick Forsyth

Autori britanik Frederick Forsyth, një nga mjeshtërat e romaneve të spiunazhit, ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare, raportoi BBC.

Ish-korrespondent për Reuters dhe BBC, si dhe informator për agjencinë britanike të inteligjencës MI6, Forsyth u bë i njohur për mënyrën si i shndërroi përvojat e tij si gazetar në Paris në materiale për romanet e tij, duke nisur me historinë e një atentati të dështuar kundër presidentit francez Charles de Gaulle.

“Ne mbajmë zi për vdekjen e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të romaneve triller në botë,” deklaroi agjenti i tij, Jonathan Lloyd, nga agjencia letrare Curtis Brown, një nga më të rëndësishmet ndërkombëtare.

Frederick Forsyth, i cili më parë ka qenë pilot i Forcave Ajrore Mbretërore, gazetar i njohur dhe agjent sekret, nisi të shkruante romane për shkak të nevojës financiare. Ai botoi rreth 20 libra, të cilët kanë shitur më shumë se 70 milionë kopje në mbarë botën.

Ndër veprat e tij më të njohura janë trilleri politik “Dita e Çakallit” (1971) dhe romani i luftës “Qentë e Luftës” (1974).

Të fundit