Flash News

E-TJERA

Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis të hënën ose të martën

Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për mediat se procesi i rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe të Tiranës, do të nisë javën e ardhshme.

Celibashi tha se procesi mund të fillojë të hënën ose të martën. Sipas tij, rinumërimi do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit Farie Hoti.

“Po jap disa informacione të karakterit teknik. Ky proces do të realizohet nga stafi i KQZ, në dallim me këtë proces të zhvilluar pas përfundimit të votimit dhe nxjerrës së rezultatit, i cili si proces është realizuar nga numërues dhe komisionerë të caktuar nga partitë politike. Në këtë rast procesi do realizohet nga stafi i KQZ. Partitë politike s’kanë asnjë angazhim në këtë proces. Sikurse mundet ta keni konstatuar, Kas ka ardhur në këtë vendimmarrje me kërkesë të dy anëtarëve të këtij organi, pasi janë vlerësuar pretendimet e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për deputetë, bazuar në dokumentacionin që iu është dhënë nga KQZ dhe pamjeve filmike.

E them këtë për të evidentuar faktin që sistemi i administrimit, i mbikëqyrjes së procesit të numërimit dhe tabelimit të rezultatit ka funksionuar sic duhet sepse bazuar në ato të dhëna iu është krijuar mundësia kandidatëve për pretendimet, ngelet për tu parë sesa qëndrojnë këto pretendime. KAS do të vendosë dhe disponojë mbi cdo element të këtij procesi të rinumërimit. Bëhet fjalë për rinumërimin e rreth 610301 vota për të dy qarqet, Tiranën dhe Fierin. Parashikojmë që të fillojë të hënën ose të martën e javës që vjen”, tha Celibashi.

Të fundit