Flash News

E-TJERA

Shqipëria rrezikon Botërorin, barazon 1-1 kundër Letonisë

Shqipëria rrezikon Botërorin, barazon 1-1 kundër Letonisë

Shqipëria i ka zvogëluar shanset për kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, pasi sonte mbrëma ka barazuar edhe ndaj Letonisë me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, pasi në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj shënoi ndaj Letonisë.

Sakaq, letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shqipëria me këtë barazim shkon në kuotën e pesë pikëve nga 12 në total dhe po rrezikon kualifikimin për në Botëror.

Anglia vazhdon si lidere me nëntë pikë, Shqipëria me katër më pak, Serbia dhe Letonia me nga katër dhe Andorra ende pa pikë.

Të fundit