Flash News

E-TJERA

Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

Edhe këtë të enjte territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë pjesërisht në zonat e ulëta si edhe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të theksuara të kushteve atmosferike edhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

Të fundit