Flash News

E-TJERA

"Tren bullgar’ te PD", Lela debat me gazetarin: Si s'ke turp! A jeni në tëmtha të fiqirit?

"Tren bullgar’ te PD", Lela debat me gazetarin: Si s'ke

Gazetari Anri Bala pretendon duke publikuar një foto ku shfaqen disa fletë votimi që sipas tij dëshmojnë ‘trenin bullgar’ në njësinë numër 7 në Tiranë, që i përkasin partisë demokratike.

Madje, sipas tij, i përkasin kandidates Jorida Tabaku, duke ngritur aludime se te PD ka pasur orientim për votën dhe që mund të jetë bërë nga komisionarët.

Ai tha se këtë material ia kanë dhënë nga PD. Pas kësaj në debat me gazetarin është përfshirë Alfred Lela, drejtori i Komunikimit dhe zyrës së shtypit të PD, sipas të cilit këto pretendime nuk qëndrojnë aspak si të vërteta. 

Pjesë nga debati:

Bala: Kjo është kur të gjitha votat e trenit bullgar… Këtë ma dhanë nga PD, e kam marrë këto ditë. Kjo nuk është bërë nga Jorida, është një orientim, që nuk e ka fajin as kryetari i partisë… ajo është votë për subjektin politik dhe votë boshe për kandidatin. Komisionarët kanë plotësuar për kandidatin e preferuar. The 7 vota janë, ndodhin dhe probleme

Lela: Ti s’ke turp, vetëm një njeri si të vijë dhe të thotë i ka vjedh PD zgjedhjet, jeni në tëmtha të fiqirit?

Bala: Votat nuk janë vjedhur siç thoni ju, edhe një votë ka rëndësi. Ky është një nga treni bullgar, mund të ketë ndodhur dhe te PS, gjeje dhe publikoje.

Lela: Ke publikuar ndonjë gjë për PS?

Bala: Kam bërë për ministra, për kryetar bashkie

Lela: Me ‘trenin’ e njësisë 7 po vjen

Të fundit