Flash News

E-TJERA

Urdhëruan heqjen e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, protestë para FSHF-së

Urdhëruan heqjen e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin "Arena Kombëtare" për ndeshjen kundër Serbisë.

 Pamjet kur policia tërheq me forcë flamujt nga stadiumi, apo edhe largimi i tifozëve me bluzat e UÇK-së nuk ishin të hijshme.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit.

 Siguria private dhe policia u përplasën me tifozët, ku nuk mungoi tensioni. Për fat asnjë përplasje serioze.

Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

 

Të fundit