Flash News

E-TJERA

Ministria e Bujqësisë konfirmon 4 vatra me murtajë të bagëtive në zona të ndryshme të Shqipërisë

Ministria e Bujqësisë konfirmon 4 vatra me murtajë të

Mnistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton për situatën e rënduar të shkaktuar nga sëmundja virale e murtajës së ruminantëve të vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR), e cila ka prekur deri më tani katër zona në vend.

Konfirmimi i parë i kësaj sëmundjeje serioze dhe tepër ngjitëse u regjistrua më 4 qershor në fshatin Domen, Bashkia Shkodër. Më pas, janë raportuar raste edhe në fshatrat Vrenjt (Dibër), Val (Bulqizë) dhe Polenë (Skrapar).

Numri total i tufave të prekura është katër, me 716 të imta të prekur, 25 krerë të ngordhur dhe 153 të eliminuar, ndërsa eliminimi i krerëve të tjerë vijon.

Në terren, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur 39 grupe kontrolli që monitorojnë 983 ferma me 164,803 krerë dhen dhe dhi, për të evidentuar situatën epidemiologjike dhe për të rritur ndërgjegjësimin e fermerëve mbi rrezikun ekonomik të sëmundjes.

Të fundit