Flash News

E-TJERA

Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit

Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në plazhin e Qerretit të Kavajës. Një pushues i moshuar ka humbur jetën në momentin që është futur në det. 

Sipas policisë, viktima është identifikuar si H.U, 73-vjeç dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak. 

"Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

 

 

 

 

 

 

Të fundit