Flash News

E-TJERA

Vodhi çantat e punonjësve në spital, arrestohet 40-vjeçari

Vodhi çantat e punonjësve në spital, arrestohet

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi vodhi çantat e punonjësve të spitali të këtij qyteti.

Më datën 11 qershor A.Ç., vodhi çantat e 3 punonjësve në spitalin e Elbasanit, ndërsa në mesnatën e datës 12, theu me forcë derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri” duke vjedhur pajisje elektronike. Sakaq, vijojnë hetimet për vjedhje të tjera që mund  të ketë kryer 40-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skeda”.

Më datë 11, vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan, kapet 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjenden në një banesë të braktisur dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:

-gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve;

-rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit