Flash News

Ditari i Opozitës

Bent Beci në hetim nga SPAK, Spahia: Paska qenë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj

Bent Beci në hetim nga SPAK, Spahia: Paska qenë mbetje e riciklueshme

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, aktualisht deputet i zgjedhur nga lista e hapur e Partisë Demokratike, Bardh Spahiaka reaguar pas publikimit të dokumentit që tregon marrjen zyrtarisht, nën hetim​ të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe ‘fshehjen’ për opinionin publik nga ana e SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se Beci është kurbani i radhës, por mesa duket me datë skadence pas datës 11.

Ai bën thirrje gjithashtu për rikthimin e Shkodrës qytetarëve të saj.

"Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i radhës: mish beci.

Me sa duket Benet Beci paska qenë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj.

Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit", shkruan Spahia. 

Të fundit