Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për "Plumbin e Artë", shkak mungesa e avokatëve

Shtyhet seanca për "Plumbin e Artë", shkak mungesa e
Erion Alibej

Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte është shtyrë për datën 17 qershor. Para trupës gjykuese të GJKKO do të dëshmonte sot bashkëpunëtori i Drejtësisë, Erjon Alibej, por seanca është shtyre. 

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve të disa prej të pandehurve. Në këtë proces, të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, trafik droge dhe krijim të grupeve kriminale.

Seanca e ardhshme pritet të jetë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të procesit dhe përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë dosje të rëndësishme.

Të fundit