Flash News

E-TJERA

Kapen me armë brenda “Range Rover-it”, arrestohet shoferi, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRI)

Kapen me armë brenda “Range Rover-it”, arrestohet shoferi,
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në automjetin që ai drejtonte , tip “Range Rover”, është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë, Fatbardh Mani, banues në Domje. Raportohet se ai është ndaluar nga uniformat blu në fshatin Domje të Tiranës, ku i është gjetur edhe arma e zjarrit brenda makinës.

Ndërkohë, është proceduar penalisht një shtetas i mitur 16-vjeçar, i cili ndodhej si pasagjer në automjet, bashkë me 28-vjeçarin.

Gjithashtu, Policia e Tiranës thotë se ka shpallur në kërkim edhe shtetasit R. T., 24 vjeç, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, përdoruesi aktual i automjetit, të dy banues në Domje, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

Arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Iu gjet armë zjarri pistoletë në automjetin që drejtonte, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 28-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Shpallen në kërkim 2 shtetas (pronari i automjetit dhe përdoruesi aktual i tij).

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:

-arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-u shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit