Flash News

E-TJERA

Gjyqtarët kërkuan rritje pagash me 700 €, reagon 'Kushtetuesja': Çdo formë ndikimi, e papranueshme!

Gjyqtarët kërkuan rritje pagash me 700 €, reagon

Vjen reagimi nga Gjykata Kushtetuese pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje lidhur me kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje pagash me 700 euro.

Gjykata Kushtetuese thekson n një njoftim për mediat se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi.

"Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve", thekson Gjykata Kushtetuese.

Kujtojme se kryeministri Rama e cilësoi kërkesën si skandaloze. Në një reagim në X, kreu i qeverisë theksonte që Kushtetuesja të mos “lajthisë” duke përsëritur vendimin e mëparshëm për të cilin qeveria heshti për respekt të pavarësisë së drejtësisë.

 

Të fundit